Federata e Spanjës konfirmon se ndeshja ndaj Kosovës do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s

10 mars 2021 | 17:21

Kryetar i FFK-së, Agim Ademi, e ka pranuar sot (e mërkurë) një telefonatë nga Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF).

Me këtë rast RFEF ka shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në mediat e atjeshme dhe ka konfirmuar se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare.

Po ashtu, në njoftim thuhet se Federata e Futbollit e Spanjës ka shprehur mikpritjen e tyre për Kombëtaren e Kosovës dhe u tregua e hapur në bashkëpunim për çfarëdo nevoje që mund të ketë FFK-ja.

Në anën tjetër kryetari Ademi shprehu respektin dhe besimin e tij ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës dhe shprehu bindjen e tij se do të zhvillohen dy ndeshje shumë të mira, si në Sevilla po ashtu edhe në Kosovë. Kryetari Ademi përmes telefonit bisedoi edhe me zyrtarët e UEFA-s.

Këta të fundit e kontaktuan atë për ta sqaruar situatën e krijuar së fundmi dhe ia konfirmuan se gjithçka është në rregull dhe se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është paraparë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa shkencëtarë kanë propozuar që sperma dhe qelizat vezë të…