Vettel: Synoj titullin e pestë në Formula 1

10 mars 2021 | 17:44

Pasi fitoi katër tituj kampionë radhazi me Red Bullin gjithkush mendoi se piloti gjerman Sebastian Vettel shumë shpejt do ta thyente edhe rekordin e idhullit të tij, Michael Schumacher.

Gjithsesi, kjo gjë nuk ndodhi, edhe pse ai garoi me Ferrarin, ku titulli i pestë kampion bote në Formula 1 mbeti një tabu për të dhe “kokëkuqen”. Këtë sezon Vetteli do të garojë me Aston Martin në Formula 1, një makinë me pak përvojë. Megjithatë, piloti gjerman nuk heq dorë nga ëndrra e tij.

“Pavarësisht prej moshës, mendoj se kam ende shumë kohë në dispozicion për ta fituar titullin e pestë në Formula 1. Gjithsesi, gjithçka do të varet se si do të shkojnë gjërat në të ardhmen”, ka thënë Vettel.

Pra, nëse Aston Martin do t’i ofrojë një makinë fituese, ai është gati të duelojë për fitoren. “Në Formula 1 është e rëndësishme që ta kesh me vete makinën dhe skuadrën, që të mbështesin në çdo moment. Vitet e fundit vetëm nëse garoje me Mercedes mund ta fitoje titullin. Me Ferrarin nuk iu afruam asnjëherë titullit”, ka deklaruar Vettel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka kërkuar që…