‘Qeveria në detyrë të mos i emërojë bordet deri në formimin e institucioneve të reja’

10 mars 2021 | 17:35

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka kërkuar që rekrutimi në bordet e ndërmarrjeve publike të jenë transparente dhe në përputhje me Ligjin për ndërmarrjet publike.

Ambasada e britanike ka kërkuar nga qeveria në detyrë që të shtyjë vendimet për rekrutimin e zyrtarëve të lartë deri në formimin e qeverisë së re.

“Ne e mirëpresim shtyrjen e procesit të intervistimit për Bordin e KEK-ut, por mbetemi të shqetësuar për proceset e rekrutimit të bordeve të tjera të ndërmarrjeve publike dhe kryeshefave ekzekutiv të tyre. Ne besojmë se ato duhet të jenë transparente dhe të strukturuara mirë, dhe në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Ne fuqimisht sugjerojmë që qeveria në detyrë të shtyjë të gjitha vendimet dhe proceset e rekrutimit për zyrtarë të lartë derisa të formohen institucionet e reja”, është thënë reagimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetar i FFK-së, Agim Ademi, e ka pranuar sot (e…