Turqia dhe Greqia ulen për bisedime më 16 mars

10 mars 2021 | 17:50

Më 16 mars Greqia dhe Turqia do të zhvillojnë ciklin e 62 të bisedimeve eksploruese (teknike).

Lajmi e ka bërë me dije Ministria e Jashtme e Greqisë.

Pas një ndërprerje pesëvjeçare, të bisedimeve eksploruese mes dy fqinjëve, zyrtarët turq dhe grekë kamë takuar më 25 janar në Stamboll për të diskutuar mosmarrëveshjet dypalëshe të pazgjidhura për dekada, kryesisht për përcaktimin e kufijve të zonave detare, ndërsa pretendojnë zonat ku ka rezerva të gazit dhe naftës në Mesdheun Lindor dhe Egje.

Takimi kishte zgjatur shumë pak orë dhe si gjithnjë asgjë nuk ishte arritur.

Athina i ka dërguar më pas një ftesë Ankarasë, duke sugjeruar që bisedimet të rinisin në fillim të marsit, para një takimi të nivelit të lartë të BE me Turqinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi fitoi katër tituj kampionë radhazi me Red Bullin gjithkush…