Konjufca thotë se Qeveria do të formohet deri më 25 mars: Do t’i kemi së paku 64 vota

10 mars 2021 | 20:40

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për rezultatin zgjedhor të këtij subjekti politik, për formimin e Qeverisë Kurti 2 dhe për datat se kur do të formohen këto institucione.

Ish-shefi i diplomacisë, Konjufca ka deklaruar se Qeveria Kurti 2 do të formohet deri më datë 25 mars, e sipas tij do të ketë më së paku 64 vota.

Kurse për zgjedhjen e Presidentit të vendit ai u shpreh se do të ndodhë menjëherë pas formimit të Qeverisë, saktësisht sipas tij deri më datë 10 prill.

“Unë mendoj që qysh tash kur po flasim, numrat janë. Unë mendoj që minimumi i numrave për zgjedhjen e Qeverisë Kurti do të jetë 64-65. Kjo është minimumi. Deri tash nuk ka diskutime me parti të tjera”, tha Konjufca në emisionin “Përballje” të transmetuar në Telegrafi.com.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mocionet paraprake ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim…