Kosova barazon me Rumaninë

10 mars 2021 | 22:01

Hendbollistët e Kosovës kanë arritur të barazojnë 23:23 sonte në Prishtinë kundër Rumanisë, në ndeshjen eliminatore për Evropianin 2022.

Nga tre gola për Kosovën i kanë realizuar Valon Dedaj, Deniz Terziqi, Drilon Tahirukaj dhe Egzon Gjuka.

Te Rumania shënuesit më të mirë ishin Andrei Negru dhe Cosmin Grigoras me nga katër gola.

Për Kosovën është barazimi i parë pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para në fazën e dytë kualifikuese për Evropianin 2022.

Rumania ka suksese të mëdha në hendboll. Katër herë ka qenë kampione e botës në vitet 1960-ta dhe 1970-ta, ndërsa ka edhe një të argjendtë e tri të bronzta olimpike.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është duke luajtur baras pas pjesës së parë kundër…