Sot zhvillohen ndeshjet Drita – Gjilani dhe Arbëria – Ballkani
11 mars 2021
| 10:12
Sot (e enjte) zhvillohet derbi i xhiros në mes të Dritës dhe Gjilanit.
Rivaliteti i dy skuadrave gjilanase është i madh dhe vlerësohet si derbi më i madh në futbollin e Kosovës. Drita edhe në këtë edicion ka formë më të mirë, sepse është në vendin e parë dhe synon mbrojtjen e titullit.
Në anën tjetër Gjilani, edhe përkundër investimeve dhe ndryshimeve në shtabin teknik, është jashtë garës për titull dhe Kupë. Të mërkurën zhvillohet edhe ndeshja në mes të Arbërisë dhe Ballkanit.
SUPERLIGA – Java e 24-t
Trepça’89 – Feronikeli 0-0
Llapi – Drenica 3-3
Prishtina – Besa 5-1
Të enjten takohen:
13:00 Drita – Gjilani
13:00 Arbëria – Ballkani
/Epoka e re/