E ardhmja e Strakoshës, larg Lazios

11 mars 2021 | 11:11

E ardhmja e Thomas Strakoshës mund të jetë larg Lazios. Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Il Messaggero”, përfundimi i kontratës të portierit të kombëtares kuqezi është në qershor të vitit 2022 dhe gardiani nuk ka më dëshirë ta rinovojë kontratën me kryeqytetasit.

Me shitjen e tij, Lazio pritet të ketë një plus të madhe duke e parë se e bleu për një shifër prej 75 mijë eurosh nga Panioniosi.

Duke parë se aktualisht portieri 25-vjeçar është një zgjedhje e dytë e trajnerit Simone Inzaghi, vlera e 30 milionë eurove të kartonit të tij duket tepër i shtrenjtë, por deçizive pritet të jetë nëse mund të jetë protagonist në sfidat e mbetura me bardhekaltrit për të parë nëse vlera e tij mund të rritej përsëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përsiatje politike / TRIADA E KOSOVËS (3) Shkruan: Bedri Islami…