Kusari-Lila: Bisedimet për zgjedhjen e Osmanit presidente, të nevojshme

11 mars 2021 | 11:19

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në ditët në vijim LV-ja do të ketë diskutime me subjektet politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kusari-Lila ka thënë se ajo nuk do të ketë rol ekzekutiv në qeverinë e re si pasojë e aktakuzës të ngritur ndaj saj vitin e kaluar nga Prokuroria Speciale.

Më tutje, ajo ka thënë se duhet biseduar për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, derisa për formimin e qeverisë ka thënë se nuk ka nevojë domosdoshmërish për koalicione.

“Zgjedhja e presidentit është obligim kushtetues ligjor për ne të gjithë për arsye se dështimi për të bërë një gjë të tillë e çon Kosovën në një proces zgjedhor. Nuk e besojmë që partitë të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhje e shohin si moment të duhur të paktën që të shkohet në zgjedhje  natyrisht që pozita dhe zyra e presidentit në këtë rast presidentes paraqet personin e autoritetin unifikues dhe po besoj që mbështetja e madhe që i është dhënë Vjosa Osmanit në këto zgjedhje me personin më të votuar ndonjëherë në Kosovë me 300 mijë vota tregon që për herë të parë arrihet komplet qëllimi i të pasurit një person që ka mbështetje popullore masive siç e ka Vjosa Osmani”, ka thënë ajo për “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri tani jam mësuar të marr shikime befasie kur mbaj…