Koci: Demonstratat e 81-shit nisen kthesën e madhe historike

11 mars 2021 | 12:30

Ish i burgosuri politik, Gani Koci, ka përkujtuar demonstratat e vitit 1981.

Koci, i cili ishte njëri nga organizatorët e atyre demonstratave, ka vlerësuar se para 40 vitesh ka nisur kthesa e madhe historike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ajo kthesë nuk u ndal deri në çlirimin e Kosovës.

Postimi i plotë i Kocit:

11 Marsi 1981!

Sot e 40 vjet më parë nisi, si uragan, kthesa e madhe historike, për ta përmbysur  robërinë!  Nisi dhe nuk u ndal për asnjë çast, deri në çlirimin e kësaj pjese të Atdheut të ndarë!
Jam krenar që i takoj kësaj epoke edhe si gjeneratë edhe si akter i drejtpërdrejt, që solli Epokën e lavdishme të UÇK-së, dhe lirinë e Kosovës!

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I sotmi ndaj Mançesterit në 18:55 do të jetë takimi…