Navas: Eliminimi i Barcelonës na motivon edhe me shumë (Video)

11 mars 2021 | 12:44

Keylor Navas e ndali një penallti të Lionel Messit, por bëri edhe një seri mbrojtjesh të rëndësishme për t’ia siguruar Paris Saint-Germain kalimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur, ishte një lojë e vështirë”, ka thënë fillimisht Navas për RMC Sport.

“Sa i përket penalltisë, është gjithmonë e vështirë për të mbrojtur, veçanërisht kundër Messit, por falë Zotit unë isha i përqendruar dhe kjo na dha të gjithëve një nxitje”, ka shtuar ai.

Keylor ia kushtoi pritjen bashkëlojtarit të tij Sergio Rico dhe familjes së tij, të cilët po kalojnë një kohë të vështirë, pasi spanjolli kohëve të fundit humbi babanë e tij.

Portieri nga Costa Rica ka thënë po ashtu se eliminimi i Barcelonës është motiv për ata që të vazhdojnë në kërkim të titullit të parë të klubit në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi motivimin për të vazhduar dhe nëse duam të arrijmë objektivin tonë duhet të vazhdojmë në këtë drejtim”, ka shtuar portieri i PSG-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Shemsi Syla Për demonstratat e vitit 1981 gjer më…