Dallasi fiton derbin ndaj San Antonios

11 mars 2021 | 13:02

Skuadrat e NBA-s u rikthyen në parket pas spektaklit që ofroi All Star Game, mbrëmjen e së mërkurës edhe pse u luajtën vetëm dy ndeshje. Në derbin teksan festoi Dallas Mavericks.

Në “American Airlines Center” skuadra e Rick Carlisle regjistroi fitoren e katërt radhazi pasi mposhti me rezultatin 115-104 San Antonio Spurs në një ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë ishte formacioni i Gregg Popovich më mirë pasi Spurs ishin në avantazhin e 7 pikëve, por në pjesën e dytë Dallasi tregoi supermacinë e saj duke përmbysur gjithçka dhe duke e mbyllur takimin në avantazhin e 11 pikëve.

30 pikët e realizuara nga DeMare DeRozan por edhe 11 rebound nuk i mjaftuan San Antonios, ndërkohë që te Mavericks spikati letonezi Kristaps Porzingis me 28 pikë e 14 rikuperime poshtë tabelës por edhe i përhershmi Luka Doncic. Slloveni ishte thjeshtë fantastik duke regjistruar një tjetër triple-double, pasi e mbylli ndeshjen me 22 pikë 12 rebound dhe 12 asistime.

Për Mavericks kjo ishte fitorja e 19-të në këtë sezon në 35 takime në total ndërkohë që Spurs pësuan disfatën 15-të në 33 ndeshje. Një fitore të thjeshtë regjistroi edhe Memphis Grizzlies përballë Washington Wizards me rezultatin 127-112. Për skuadrën nga Teneesee spikati litunezi Junas Valanciunas me 29 pikë e 20 rikuperime poshtë tabelës dhe 3 pasime deçizive, duke udhëhequr Grizzlies drejt suksesit numër 17 në këtë sezon. Kryeqytetasit në krahun tjetër pavarësisht 41 pikëve të realizuara nga dyshja Bradley Beal-Rusell Westbrook nuk arritën të evitonin humbjen e 21-të sezonale. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 40-vjetorit të demonstratave të ’81-shit, Agjencia Shtetërore…