AAK-ja publikon deklaratë pas mbledhjes së kryesisë

11 mars 2021 | 13:07

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka mbajtur sot takim me kryetarët e degëve dhe anëtarët e kryesisë, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend.

Pas kësaj mbledhje, AAK-ja ka dalë me një deklaratë përmes së cilës ka përshëndetur procesin zgjedhor të 14 shkurtit si dhe ka kërkuar rinumërim të të gjitha votave pas parregullsive që kanë dalë nga ky proces te votat e kandidatëve, sidomos brenda kësaj partie.

Deklarata e plotë e AAK-së

– AAK përshëndet procesin zgjedhor dhe falenderon të gjitha strukturat, vëzhguesit e komisionerët që kanë kontribuar në rregullsinë e këtyre zgjedhjeve.
– AAK njëkohësisht, i ka marrë me shqetësim informatat për shpërdorim të votave të kandidatëve të të gjitha partive politike, përfshirë dhe atyre të Aleancës.
– E konsiderojmë tendencioze përpjekjen që të gjitha parregullsitë në zgjedhje t’i faturohen kryesisht AAK-së.
– Në situatën e krijuar konsiderojmë se është e domosdoshme të rinumërohen të gjitha votat, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zbardhen të gjitha pretendimet për manipulim.
– AAK kërkon nga organet e drejtësisë që të veprojnë në përputhje me ligjin e pa asnjë kompromis ndaj të gjithë atyre që kanë manipuluar me votën e qytetarit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar një infografikë ku ka…