Para 40 vjetësh filloi etapa intensive e luftës për liri

11 mars 2021 | 13:16

Shkruan: Ramadan Avdiu

Pranvera e vitit 1981, gjithmonë do të mbetet e freskët në kujtesën e popullit tonë, sepse është pranverë e zgjimit tonë kombëtarë, kur pas shumë vlimeve e ndrydhjeve të brendshme, dolën në sipërfaqe dhe botërisht u artikuluan kërkesat e popullit tonë për liri, barazi, demokraci e Republikë.
Demonstratat gjithëpopullore të vitit 1981 të cilat i filluan studentët në mbrëmjen e 11 marsit vazhduan deri me 27 maj në gjithë Kosovën dhe trojet tjera të okupuara shqiptare.
Në këtë protestë të filluar nga studentët, së shpejti u përfshinë të gjitha shtresat e popullit shqiptar.
Demonstratat gjithëpopullore të vitit 1981, ishin rezultat i politikës shtypëse, diskriminuese e koloniale që ushtrohej kundër popullit shqiptar nga ana e pushtuesve serbo-jugosllav, si dhe i punës së palodhshme të grupeve të fshehta politike e patriotike.
Ato ishin vazhdimësi e luftës së drejtë të popullit tonë për liri dhe njëkohësisht kushtrim për të gjithë shqiptarët që të angazhohen për flakjen e vargojve të robërisë.
Këto demonstratat mobilizuan atdhetarët që nuk reshtën kurrë deri në çlirimin e atdheut dhe arritjen e pavarësisë.
Sot me respekt e nderë i kujtojmë të gjithë ata që në rrugë lirie ranë heroikisht si dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e atdheut….

May be an image of 5 people and people standing

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi gjerman, Timo Werner, ka qëndruar me klubin Chelsea për…