Leona Musa zgjedhet kryetare e Asamblesë Komunale të Fëmijëve

11 mars 2021 | 14:57

Është zgjedhur struktura e re e Asamblesë së Fëmijëve në Komunën e Mitrovicës, e cila do të kryesohet nga kryetarja Leona Musa, nënkryetarja, Sara Keqa, dhe anëtarët e kryesisë, Suela Zasella, Erina Mustafa, Amar Neziri, dhe Triumf Brahimi.

Asambleja komunale është formuar në bazë të Rregullores për themelim dhe strukturim të asamblesë së fëmijëve nga Njësia për të Drejtat e Njeriut e miratuar në Kuvendin Komunal, OJQ “Syri i Vizionit”, dhe e mbështetur nga organizata “Save the Children”.

Teuta Uka nga OJQ “Syri i Vizionit” ju tha asamblistëve të rinj se tani ata do të jenë mbrojtës të drejtave të gjithë fëmijëve që jetojnë në territorin e Komunës së Mitrovicës.

Ajo ka njoftuar se asamble të këtilla funksionojnë edhe në komunat tjera të Kosovës.

Koordinatori i Njësitit për të Drejtat e Njeriut nga Komuna e Mitrovicës, Fitim Rama, u tha nxënësve asamblistë se ata për të realizuar detyrat dhe përgjegjësitë e asamblistit, duhet të angazhohen shumë, të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë përvoja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar demonstrata studentore…