Pas humbjes në derbi, Sokoli paralajmëron dorëheqje  

11 mars 2021 | 15:19

Gjilani pësoi humbje nga Drita (2-0), kurse Bylbyl Sokoli pas ndeshjes ka paralajmëruar se mund të jap dorëheqje.

“Profa” në postin  trajnerit të Gjilanit e kishte zëvendësuar Gentian Mezanin, i cili u largua nga klubi gjilanas për mungesë të rezultateve pozitive.

“Unë mendoj se me këtë angazhim nuk mund të fitohen ndeshjet. Duhet më tepër motiv, sakrificë, shumë angazhim për të arritur rezultatet. Prandaj duhet pasur kujdes se çfarë duhet ndërmarrë. Ishte fillim i plogësht i pjesës së parë. Megjithatë kjo nuk tolerohet për një ekip që pretendon të jetë serioz në Superligë. Është gabim fakti të fillosh të luash vetëm pasi pranon dy gola. Me siguri se do të analizoj pozicionin tim në klub”, ka thënë Sokoli.

/Epoka e re/

Drita fiton derbin kundër Gjilanit, rimerr pozitën e parë në Superligë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…