Hoxhaj: Pranvera e vitit 1981 shënoi moment kthese në historinë e Kosovës

11 mars 2021 | 17:45

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, duke kujtuar 40-vjetorin e demonstratave të vitit 1981, ka theksuar se pranvera e vitit 1981 shënoi moment kthese në historinë e Kosovës.

“Demonstratat e nisura në mars të 1981-s i hapën rrugë luftës për çlirimin e Kosovës nga okupimi represiv serb dhe të drejtën për pavarësi. Për të gjithë studentët dhe pjesëmarrësit në këtë demonstratë që përshpejtoi rënien e ish-Jugosllavisë shpreh respektin, mirënjohjen dhe konsideratën më të thellë, për kontributin e pashoq për avancimin e çështjes së Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se populli i Kosovës asnjëherë nuk u ndalë para shtypjes së regjimit serb.

“Përkundër burgosjeve masive, rrahjeve, dënimeve, e vrasjeve, shpirti çlirimtar po forcohej më shumë se asnjëherë. Ky popull nuk e duron shtypjen. Ky popull nuk e duron padrejtësinë. Prandaj, edhe e arritëm çlirimin final të Kosovës dhe pavarësinë e saj”, ka thënë Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe në dy…