Rivaldo: Ramos do të ishte një blerje e mirë për Barçën

11 mars 2021 | 18:53

Në ditët e fundit po flitet shumë për të ardhmen e Sergio Ramos, i cili në fund të sezonit do të jetë një lojtar i lirë.

Ende nuk ka asnjë sinjal mes qendërmbrojtësit dhe klubit madrilen për rinovimin dhe pikërisht për këtë temë ka folur braziliani Rivaldo.

“Një lojtar duhet të jetë profesionist dhe nëse ai ka oferta të mirë unë nuk mendoj se është ‘ok’ për t’i dëgjuar ato. Sigurisht që Sergio Ramos do të ishte një blerje shumë e mirë për Barcelonën. Do të ishte një transferim historik, por edhe pak kontroversal për shkak të historisë që ka bërë ai me Realin”, ka thënë Rivaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dubai është një fenomen i shkretëtirës. Në harkun e 50…