Grabitje në një institucion mikrofinanciar në qendër të Prishtinës

11 mars 2021 | 19:13

Një grabitje ka ndodhur para disa minutash në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet, saktësisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Menjëherë pas informatës të gjitha njësitë policore të rajonit të Prishtinës janë aktivizuar dhe është arrestuar një 19 vjeçR. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, zëdhënësi i policisë Agron Borovci.

“Rreth orës 17:40 është raportuar për një grabitje të armatosur të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ në Prishtinë. Menjëherë pas informatës të gjitha njësitë policore të rajonit të Prishtinës janë aktivizuar me shpejtësi dhe kanë nisur punën e tyre në drejtim të identifikimit të t dyshuarit, marrjes e përpunimit të informacioneve si  dhe kanë realizuar  një operacion të rrufeshëm për kapjen e të dyshuarit”, ka deklaruar Borovci.

Sipas tij, ndërmarrja e këtij operacioni të shpejtë si dhe veprimet operativo- hetimore tejet të sofistikuara kanë rezultuar me kapjen dhe arrestimin e personit të dyshuar në ikje e sipër vetëm pak minuta pas ngjarjes.

“F. R, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet me bazë të jetë  i implikuar në rastin e grabitjes në fjalë u krye në lagjen Dardania të Prishtinës përderisa i njëjti po përpiqej ti shmangej ndjekjes së policisë: Ndërkohë që policia ka arrestuar të dyshuarin, pas kontrollit të ushtruar ka arritur të gjej dhe sekuestroj; një revole të llojit dhe tipit të veçantë, si dhe një sasi të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet të jenë paratë e grabitura”.

“Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit si dhe ndërlidhjen eventuale të këtij të dyshuari me raste të tjera kriminale”, ka the thënë ai.

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë…