Urime të përzemërta, z. Hydajet Hyseni per ditëlindjen

12 mars 2021 | 11:31

Tefta Cami

Edhe 100 vite të tjera jetë e gëzime dhe veprimtari në interes të Kosovës e të kombit shqiptar!

Qe një privilegj per mua, që e kam njohur nëpërmjet shkrimeve në gazetën “Rilindja” dhe krijimeve “Amanet pushkën” dhe “Mbi Kosovën time” para viteve ’80, si dhe gjatë pranverës kosovare të demostratave të vitit 1981 me kërkesën “Kosova Republikë”, per liri e demokraci dhe barazi të popullit shqiptarë me popujt e tjere të Jugosllavisë, ku z. Hydajet ishte një nga ideatorët e organizatorët e asaj lëvizje revolucionare, që tronditi themelet e ish-Jugosllavisë dhe rrezatoi në ndërkombëtarizimin e çeshtjes shqiptare si një komb i ndare në 6 shtete nga vendimet famëkëqia të Fuqive të Mëdha.

M’u dha rasti, që ta takoj në vitet 2017 e 2018 dhe të bisedoj me të, me Hydajetin, që ka bërë e lënë histori për lirinë e pavarësinë e Kosovës legjendare dhe të çeshtjes shqiptare ende të pazgjidhur.

Në tiparet e tij spikasin mençuria e vizioni për të ardhmen e kombit shqiptarë, trimëria e forca e misionarit, për të përballuar çdo presion e dhunë të burgjeve të ish-Jugosllavisë, udhëheqësit, për të vazhduar të realizojë idete e bashkimit të kombit shqiptarë.
I uroj, që ta përfaqësojë popullin shqiptarë të Kosovës denjësisht në Parlament, për të siguruar marrjen e vendimeve të përbashkëta e qëndrime unike për problemet e mëdha, që kanë të bëjnë me lirinë e pavarësinë dhe sovranitetin tokësorë e ajrorë të Republikës së Kosovës heroike.

Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës
Tiranë, më 11. mars, 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në…