Ndryshon renditja, 15 komuna në zonë të kuqe

12 mars 2021 | 15:44

Ministria e Shëndetësisë  ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKShPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të Covid-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 19 mars në zonën e kuqe janë 15 komuna: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Novobërda,Vushtrria dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 12 komuna: Podujeva, Istogu, Skenderaj, Klina, Deçani, Juniku, Suhareka, Ferizaji, Vitia, Kllokoti dhe Kaçaniku.

Në zonën e gjelbër janë 11 komuna: Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Mamusha, Shtimja, Graçanica, Dragashi, Shtërpca, Hani i Elezit, Ranillugu dhe Parteshi.​

Në zonën e kuqe rangohen komunat me mbi 150 raste me Covid-19 në 100 mijë banorë brenda shtatë ditësh. Në zonën e verdhë rangohen komunat deri në 76-150 raste me Covid-19 në 100 mijë banorë brenda shtatë ditësh, derisa në zonën e gjelbër rangohen komunat deri në 75 raste me Covid-19 në 100 mijë banorë brenda shtatë ditësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë të premten se…