Katër të lënduar në një vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

12 mars 2021 | 16:05

Një aksident trafiku me katër të lënduar ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësorë.

“Në aksident ka qenë i përshirë një automjet në lëvzje. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, ka thënë për “Express”, Flora Ahmeti zyrtare për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
-QELLIMET E ZHVILLIMIT AFATËGJATË TË TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS…