Mërgimtari publikon fotografi me simbole të VV-së, Valon Syla tallet keq me të (Foto)

12 mars 2021 | 21:14

Gazetari Valon Syla është tallur me fotografinë e një mërgimtari, i cili ka përkushtuar hapësirë për subjektin politik ‘Lëvizja Vetëvendosje’ edhe në dy targa të veturës.

Syla, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë në mënyrë ironike “Faleminderit Vetëvendosje. Faleminderit Albin Kurti, që e keni çliru edhe këtë gërrnaçin me simbole, jashtë vendit”, përcjell Gazeta Express.

“Kqyreni. Ky është peshk në horoskop. Ka edhe akuarium”, ka shkruar tutje ai.

Veprime të këtilla në formë mbështetëse ndaj kreut të VV-së, Albin Kurtit, ka pasur edhe përgjatë fushatës. Njëri nga mbështetësit e VV’së i ka krijuar hapësirë në pjesën e përparme të veturës portretit të Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Suharekë sot gjatë…