Rexhepi: LDK-ja duhet të jetë parti e së ardhmes dhe ta forcojë demokracinë

14 mars 2021 | 12:55

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Rexhepi, ka deklaruar se procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij subjekti po ecën mirë.

Ai ka thënë se LDK-ja ka dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë, andaj duhet të jetë parti e së ardhmes e cila do ta forcojë demokracinë.

Rexhepi është shprehur se beson që kushdo që del fitues do të bëjë një reformim të plotë të partisë.

“Unë posa mbarova votimin për të nominuarit. Procesi po ecën mirë. Është një Kuvend që ka një rëndësi të madhe. Mendoj të kushdo që del fitues, do të bëjë një reformim të plotë. Ky proces duhet të filloj me një fillim të mbarë për LDK-në, për një reformim të gjithanshëm që në një dinamikë të re të marrim pjesë në të gjitha proceset. LDK-ja jo vetëm që ka dhënë shumë për lirinë, por duhet të jetë një parti e së ardhmes, që do të forcojë demokracinë dhe gjithçka që është në të mirë të Kosovës”, ka deklaruar ai për “T7”.

Ai ka thënë se kushdo që zgjidhet kryetar i ri i LDK-së do ta ketë përkrahjen e plotë që të kthehet besimi edhe te elektorati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e sotëm Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës,…