Hoxhaj për postin e presidentit: Para se të flitet për personin, duhet të flitet për parime

15 mars 2021 | 13:24

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se ka pasur një takim shumë të mirë me ushtruesen e detyrës së presidentit në Kosovë, Vjosa Osmani dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja ka krijuar një listë me tema, për të cilat ka kërkuar të di qëndrimin e Kurtit dhe Osmanit, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sa i përket rolit të presidentit, Hoxhaj ka thënë se para se të flitet për personin, duhet të flitet për parime.

“Natyrisht se Kosova ka nevojë për stabilitet, për qartësi politike dhe ne kemi nevoje për liderë shtetërorë, që bashkojnë skenën politike dhe krijojnë unitet te populli. Ne kemi kërkuar nga Kurti dhe Osmani qartësi për qasjen e tyre në raport me politikën e jashtme, meqë presidenti i ardhshëm i vendit ka rol në përfaqësimin e politikës sonë dhe qeveria ka rol në formimin e politikës së jashtme”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj: Vetëvendosja të distancohet nga sulmi i Kuvendit kur Thaçi u bë president

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lady Gaga gjatë viteve të para të karrierës së saj…