Kështu do të jetë moti në dy ditët e ardhshme

16 mars 2021 | 16:26

Mot i vranët dhe me reshje të shiut dhe borës do të mbajë edhe gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) ka bërë me dije temperaturat minimale do të jenë nga 0-1 gradë celsius, kurse ato maksimale nga 5-6 gradë.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset malore me reshje bore të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi i Sigurimit të Shtetit të Ukrainës tha se ka…