Ylli i Interit rezulton pozitiv me Covid

16 mars 2021 | 16:27

Mbrojtësi i Interit, Danilo D’Amrbosion, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është karantinuar menjëherë, duke u shkëputur nga pjesa tjetër e skuadrës.

D’Amrbosio ndjeu shqetësime që pas sfidës ndaj Torinos dhe shkaku ka qenë pikërisht infektimi me koronavirus.

Tashmë të gjithë futbollistët do t’u nënshtrohen tamponëve, ndërkohë që D’Ambrosio do ta humbasë ndeshjen e ardhshme në kampionat ndaj Sassuolos, ndërkohë që mund të përfitojë nga ndalesa e kombëtareve për t’u kthyer në dispozicion të Contes në fillim të muajit prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mot i vranët dhe me reshje të shiut dhe borës…