ESPN ultimatum Joshua e Fury: 30 ditë kohë për ta caktuar datën dhe vendin

16 mars 2021 | 17:21

Pak orë pas deklaratës së promotorit të njohur të boksit Eddie Hearn, se dy boksierët britanikë Anthony Joshua e Tyson Fury kanë firmosur kontratën, televizioni ESPN u ka lëshuar një ultimatum dy boksierëve dhe stafeve të tyre.

ESPN, që do të transmetojë “live” dhe me pagesë këtë sfidë, ka kërkuar që brenda 30 ditësh të jenë zyrtarizuar të gjitha detajet në lidhje me vendin dhe datën se kur do të zhvillohet sfida. Në të kundërt, dy boksierët t’i thonë “lamtumirë” kësaj përballje.

Sipas Hearn, ofertat për zhvillimin e kësaj sfide kanë ardhur nga disa shtete, kryesisht nga Lindja e Mesme, Azia, Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në total do të zhvillohen dy duele, e para me shumë gjasa në qershor dhe e dyta në fund të këtij viti.

“Ne presim që palët ta zyrtarizojnë datën dhe vendin. Kanë afat 30 ditë për ta bërë këtë gjë. Fansat duan duelin dhe jo fjalët. Tashmë që palët kanë firmosur kontratat, një muaj për ta përcaktuar vendin dhe datën janë të mjaftueshme”, u shpreh Gareth Davies, një nga drejtuesit e ESPN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj,…