Ibra në listën e Suedisë: Rikthimi i Zotit!

16 mars 2021 | 17:47

Kosova do të ketë përballë Zlatan Ibrahimoviq kur të ndeshet ndaj Suedisë, më 28 mars, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Lajmi është konfirmuar nga federata suedez, që e ka pëfshirë në listën për tri sfidat e radhës.

Hera e fundit kur suedezi veshi fanellën e përfaqësueses nordike ishte më 22 qershor 2016, gjatë Europianit “Francë 2016”.

Futbollisti i Milanit ndërkohë nuk ka humbur kohë duke bërë një nga reagimet e tij tipike në rrjetet sociale: “Rikthimi i Zotit”.

Ibrahimoviq synon të marrë pjesë për herë të pestë në karrierë në finalet e Europianit, me Suedinë që është në të njëjtin grup me Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jurgen Klopp do të vazhdojë të mbetet trajner i Liverpoolit.…