![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/IMG_20210317_110524.jpg)
Fillon regjistrimi i deputetëve në Kuvendin e Kosovës
17 mars 2021
| 11:06
Të zgjedhurit e popullit që kanë marrë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë filluar të regjistrohen si deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Në hollin e këtij institucioni nga 17 marsi deri më 19 mars 120 deputetët e zgjedhur duhe t’i kryejnë procedurat administrative për t’u ulur në karriget e organit legjislativ.
Më 22 mars, të hënën e javës së ardhshme pritet të konstituohet legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës.