Papa bën thirrje për ndaljen e dhunës në Mianmar

17 mars 2021 | 14:42

Papa Françesku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Mianmar.

“Edhe unë gjunjëzohem në rrugët e Mianmarit dhe them: ndal dhunën”, ka thënë Papa gjatë një audience të mbajtur në distancë, nga biblioteka e Vatikanit, për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Më 1 shkurt ushtria mori pushtetin në Mianmar dhe burgosi zyrtarët e lartë shtetëror.

Që nga ajo kohë janë zhvilluar protesta kundër sundimit ushtarak, dhe deri më tani llogaritet se janë vrarë rreth 180 protestues.

Protestuesit mbajnë fotografinë e udhëheqëses së rrëzuar të Mianmarit Aung San Suu Kyi, gjatë protestave kundër grusht shtetit më 15 shkurt 2021.

“Edhe një herë dhe me shumë trishtim ndiej urgjencë të flas për situatën dramatike në Mianmar, ku shumë njerëz, shumica e tyre të rinj, po humbin jetën në mënyrë që t’i ofrojnë shpresë vendit të tyre”, ka thënë Papa Françesku.

Në Mianmar ka rreth 800 mijë katolikë. Shumica e popullsisë janë budistë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka propozuar të mërkurën lëshimin e “pasaportës së…