Abdixhiku i prerë: Osmanin nuk e votojmë, s’duam president partiak

17 mars 2021 | 21:50

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk do jenë pjesë e kësaj Qeverie dhe nuk do e votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

Abdixhiku u shpreh se sa të jetë ai kryetar, LDK do të mbetet në opozitë.

“LDK nuk do jetë pjesë e qeverisë, sa jam une kryetar, LDK nuk do të jetë në qeveri, do të jem opozitë, do te merrem me rikthimin e LDK-së, në korigjimin e gabimeve që kemi pasë duke synuar ruajtjen e nivelit demokratik në vend”.

Ai foli edhe për cështjen e presidentit, teksa u shpreh që Vjosa Osmanin nuk do e votojnë për presidente

Sipas tij, president partiak kemi pasur Hashim Thacin, e nuk duan të bëjnë të njëjtën gjë me Osmanin.

“Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur, kërkojmë që pozita të jetë e pavarur dhe partiake. Kemi pasur president partiak sikurse Thacit, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, tha ai te Syri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me…