Behramaj: Osmani në BBC s’foli për vizat, dialogun, izolimin, por se sa e kriminalizuar është Kosova

17 mars 2021 | 23:21

Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka kritikuar deklaratat e Vjosa Osmanit në BBC, ku ka thënë se “Kosova është e zhytur në krim dhe korrupsion”.

“Për U.D. Presidenten dhe stafin e saj, BBC-ja qenka vendi optimal për të deklaruar se shteti ku ajo është ushtruese detyre e të parit të tij është i zhytur në krim dhe korrupsion. Madje, duke e paraqitur këtë si sfidën kryesore, para sfidës së marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, para izolimit të qytetarëve të saj nga Bashkimi Evropian, para rimëkëmbjes ekonomike dhe pasojave që ka shkaktuar COVID-19. Edhe pse prioritet i tërë botës është rimëkëmbja ekonomike, si duket Kosova nuk e ka këtë shqetësim dhe vazhdon të mbetet vendi i vetëm në botë, që ende nuk e ka sjellë as edhe një vaksinë të vetme kundër pandemisë. Ndërsa, në anën tjetër, numri i rasteve ditore të infektimeve dhe vdekjeve sa vjen e rritet”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Ai ka thënë se përkundër faktit që Osmani e paraqiti Kosovën në BBC si vend të kriminalizuar dhe korruptiv, në raportet ndërkombëtare shteti i Kosovës, krahasuar me vendet e rajonit rangohet shumë më mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bledar Devolli nuk do të jetë më trajner i Drenicës.…