Sot regjistrohen deputetët e PDK-së dhe ata të LDK-së

18 mars 2021 | 08:13

Në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë regjistrimi i deputetëve të cilët kanë fituar mandat në legjislaturën e tetë.

Sipas vendimit të kryesisë së Kuvendit, sot do të bëhet regjistrimi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe i atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dje, janë regjistruar 53 nga 58 deputetë sa ka në këtë legjislaturë Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq, nesër do të bëhet regjistrimi i kuvendarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të partive të komuniteteve joshumicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe…