Avdullah Hoti dhuron gjak

18 mars 2021 | 13:34

Kryeministri në detyrë i  Kosovës, Avdullah Hoti, është bërë pjesë e vullnetarëve të cilët dhurojnë gjak.

Hoti ka thënë se ka dhuruar gjak me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë e dhurimit të gjakut për shpëtim të jetës së qytetarëve.

“Dhuroni gjak, shpëtoni jetë! Covidin e kam kaluar në gusht të vitit 2020, ndërsa në analizat serologjike të para disa ditëve doli se ende kam mjaftueshëm antitrupa, prandaj sot dhurova gjak me qëllim që të jap kontributin tim në sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve, në kohën kur jo vetëm Kosova por i gjithë globi tani po përballet me një valë të re të përhapjes së infeksionit me virusin Korona”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…