Vinicius: E mirëpresim Ronaldon në Real

18 mars 2021 | 16:33

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior ka thënë se ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo do të jetë i mirëpritur në “Santiago Bernabeu”.

Emri i Ronaldos ka qenë padyshim më i lakuari në javët e fundit, pasi e ardhmja e tij te Juventusi është në dyshim pas eliminimit nga Porto në Ligën e Kampionëve.

Ylli portugez është lidhur shumë me një largim nga klubi italian, ndërsa më së shumti është përfolur një rikthim te Real Madridi. Vinicius, i cili arriti në Real kur Ronaldo u transferua në Itali në vitin 2018, foli në lidhje me thashethemet e vazhdueshme për një kthim të portugezit. “Cristiano është një legjendë në këtë klub. Ai ka fituar shumë me Real Madridin”, ka thënë fillimisht Vinicius Junior për TNT Sports. “Nuk mund të them shumë, sepse nuk e di se çfarë po ndodh, por ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur”, ka deklaruar Vinicius Junior.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka pritur në…