Limaj fton shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë

18 mars 2021 | 16:53

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në dy shteteve, me theks të veçantë për rëndësinë e procesit për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut

“Sot me kënaqësi prita në takim zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë Veriore, z. Artan Grubi, me bashkëpunëtorë, më të cilët bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale në dy vendet tona, me theks të veçantë për rëndësinë e procesit për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Ky proces është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe ftesa ime është që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut ta shfrytëzojnë këtë mundësi, sidomos diaspora shqiptare anekënd botës, kudo që jetojnë e veprojnë, t’i përgjigjën maksimalisht këtij procesi të regjistrimit të popullsisë, sepse vetëm duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës për regjistrim ata kryejnë një detyrë të madhe kombëtare dhe qytetare”, ka thënë Limaj.

Gjithashtu, Limaj ka thënë se me zëvendëskryeministrin Grubi ka diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend, procesin parazgjedhor dhe zgjedhor, si dhe nevojën e ndërtimit sa më parë të institucioneve shtetërore, në mënyrë që njerëzit që kanë marrë besimin të marrin përgjegjësitë dhe të fillojnë të kryejnë detyrat dhe obligimet që kanë para qytetarëve të Kosovës.

May be an image of 2 people, people sitting and indoorMay be an image of 3 people, people sitting and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta ligjore midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie po bëhet…