Frankfurti e kërkon Schweinsteigerin 

18 mars 2021 | 18:01

Eintrach Frankfurti po kalon një sezon të mirë në kampionatin gjerman dhe gjasat janë që ata të marrin pjesë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Drejtori sportiv i kësaj, Fredi Bobiç, me shumë mundësi do të largohet nga detyra e tij pas përfundimit të këtij sezoni. 49-vjeçari e ka marrë këtë pozicion që në vitin 2016 por, mesa duket, tashmë kërkon një aventurë tjetër. Sipas raportimit të “Bild”, Frankfurti e ka gati zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për legjendën e Bayern Munchenit, Bastian Schweinsteiger.

Kampioni i Botës me Gjermaninë është aktualisht i papunë dhe, ndoshta, angazhimi me futbollin mund ta tundojë që të rikthehet sërish aktiv. Ende nuk ka një ofertë zyrtare ndaj 36-vjeçarit, por më shumë do të mësojmë gjatë verës në momentin kur të largohet Bobiç.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
19.03.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…