Klopp: Lewandowski është lojtari më i mirë që e kam stërvitur

18 mars 2021 | 18:29

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Robert Lewandowski është talenti më i madh të cilin e ka stërvitur gjatë karrierës si trajner.

Kloppi ka punuar me sulmuesin polak në skuadrën e Borussia Dortmundit.

I pyetur nga “Bild” se cili është lojtari më i mirë me të cilin ka punuar si trajner, Kloppi nuk ngurroi të përgjigjej: “Robert Lewandowski. Nuk do të ishte e drejtë ta thosha këtë për ndonjë lojtar tjetër, përveç Lewy. Ajo që ai e ka arritur nga potenciali i vet sesi ai e ka shtyrë veten për t’u bërë lojtari që është sot, është thjesht e jashtëzakonshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish i burgosuri politik, Rasim Selmanaj, përmes rrjetin social “Facebook”,…