Daut Haradinaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës

18 mars 2021 | 20:27

Daut Haradinaj do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Pas konsultimeve të vazhdueshme, me kënaqësi ju njoftoj për kandidaturën e Aleancës për kryeqytetin. Për kryetar të Prishtinës, kandidat nga AAK do të jetë z. Daut Haradinaj. Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtetndërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se me këtë AAK-ja e konfirmon respektin për kryeqytetin, të cilin e bëri me ligj, ia ktheu Pallatin e Rinisë, e përkrahu me buxhet e projekte të shumta zhvillimore.

“Aleanca konfirmon po ashtu, respektin për qytetarin dhe qeverisjen komunale, si dhe vendosmërinë për të fituar. Qeverisja në nivel komunal, është veprimi më i afërt për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Pejës (të cilën e…