Tahiri i reagon ashpër Vuçiqit: Në Bruksel i pata thënë se po të mungojnë bombardimet e NATO-s

19 mars 2021 | 11:26

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ashpër pas provokimeve të Aleksandër Vuçiqit, i cili postoi një hartë të Kosovës me flamurin serb në të.

Tahiri ka treguar se Vuçiqi edhe më herët gjatë procesit të dialogut kishte provokuar në këtë formë.

Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se ishte kundërpërgjigjur në një mënyrë mjaftë të ashpër.

“Aleksandër Vuçiqi vjen me provokime të reja kundër Kosovës, duke treguar bindjen e tij hegjemonike. Njëherë në Bruksel ai kishte provokuar në mënyrë të njëjtë. I isha përgjigjur duke i thënë, ‘duket se të mungojnë bombardimet e NATO-s’. I them sërish njëjtë”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përsiatje politike / TRIADA E KOSOVËS (10) Shkruan: Bedri Islami…