KEDS dënon sulmet që po u bëhen punëtorëve gjatë kryerjes së detyrës

19 mars 2021 | 15:26

Sot në Prizren një punëtor i KEDS-it është sulmuar fizikisht nga konsumatori gjatë kohës sa i njëjti ishte duke kryer detyrën e tij. Si pasojë e këtij sulmi, punëtori i KEDS ka pranuar tretman mjekësor ndërkaq sulmuesi është shoqëruar në polici.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për medie nga KEDS-i.

“Raste të tilla të sulmeve agresive ndaj punëtorëve të KEDS janë një dukuri shqetësuese në rritje, që si pasojë po rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve të KEDS, e të cilat janë të pa tolerueshme. Kësisoj, KEDS u bën thirrje konsumatorëve që t’i ndalin sulmet dhe të mos pengohen zyrtarët e kompanisë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare”, është thënë në komunikatë.

“Njëherazi, KEDS kërkon nga organet e drejtësisë që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë secilin rast të pengimit të punëtorëve të kompanisë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe të ndërmerren veprime konkrete ligjore që ndihmojnë në parandalimin e këtyre dukurive negative, pasi veprimet e tilla do të kenë impakt në distribuimin e energjisë elektrike tek të gjithë konsumatorët”. “KEDS, mbetet e përkushtuar për t’u shërbyer qytetarëve në ofrimin e shërbimeve të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike si dhe në trajtimin e barabartë të gjithë secilit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar katër emrat e…