![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/04/nora-gjakova.jpg)
Nora kualifikohet në çerekfinale
26 prill 2018
| 13:58
Nora Gjakova ka fituar edhe luftën e dytë për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Kampionatit Evropian “Tel Aviv 2018”.
Xhudistja në kategorinë -57 kilogramë, mposhti me ippon Acelya Toprak të Britanisë së Madhe. Në çerekfinale takohet me fituesen e çiftit, Telma Monteiro (Portugali) – Tena Sikic (Kroaci).