Ancelotti: City është skuadra më e mirë në botë

21 mars 2021 | 16:00

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka thënë se nuk është i dëshpëruar me humbjen e ekipit të tij nga Manchester City, pasi City është skuadra më e mirë në botë.

“Ne ishim pothuajse atje, bëmë mirë dhe bëmë më të mirën që mund të bënim. Mbrojtëm mirë dhe për të paktën 80 minuta, kishim ndeshjen nën kontroll. Unë jam i kënaqur sepse ne u mundëm nga ekipi më i mirë në botë – ata janë më të mirët”, ka thënë Ancelotti.

“Ata kanë stolin më të mirë në botë. Ishte një përvojë e mirë për ne dhe nuk ka keqardhje. Keqardhjet janë ndeshjet kundër Burnleyt ose ndeshja kundër Fulhamit, por ne jemi në kohë. Kemi 10 ndeshje në kampionat dhe duam të luftojmë për pozicionin tonë në Evropë sezonin e ardhshëm”, ka shtuar Ancelotti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani e ka rrëmbyer pozitën e parë në Superligë, pasi…