Jep dorëheqje edhe një politikan në Gjermani për shkak të skandalit rreth blerjes së maskave

21 mars 2021 | 16:39

Ka dhënë dorëheqje Alfred Sauter, i cili ka dyshuar se ishte i përfshirë në skandalin e blerjes së maskave në Gjermani.

Sauteri ka njoftuar sot ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e partisë.

Anëtari me ndikim i partisë CSU (Unioni Social Kristian) në bavari, është duke u hetuar nga prokurorët për marrje të ryshfetit.

Ai dyshohet se ka ndihmuar disa kompani të sigurojnë kontrata nga prokurimi publik për maskat gjatë pandemisë, njoftojnë mediet gjermane.

Alfred Sauter, është politikani i tretë konservator që jep dorëheqjen për shkak të skandaleve për blerjen e maskave në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi mposhti…