Mijëra të evakuuar nga përmbytjet në Australi

22 mars 2021 | 10:49

Rreth 18,000 njerëz u evakuuan nga përmbytjet në shtetin Nju Sauth Uells në Australi.

Shirat e furishëm, tash e sa ditë, kanë bërë që lumenjtë të derdhen përreth Sidnejt – kryeqytetit të shtetit  dhe në juglindje të Kuinsllendit.

Sipas zyrtarëve, kjo ndodh “për herë të parë në 50 vjet”.

Kryeministri Scott Morrison ofroi fonde për ata që janë detyruar të largohen.

Kryeministrja e shtetit Nju Sauth Uells, Gladys Berejiklian, tha se shumë prej komuniteteve që janë goditur nga përmbytjet, janë prekur edhe nga zjarret dhe thatësirat verën e kaluar.

“Unë nuk di ndonjë kohë në historinë e shtetit, kur kemi pasur këso kushtesh ekstreme të motit, në mes të një pandemie”, tha ajo.

“Ajo që po kalojmë tani, është ndryshe nga ajo që keni përjetuar në 50 vjetët e fundit, kështu që ju lutemi merreni seriozisht”, tha Berejiklian.

Shërbimet e urgjencës kryen së paku 750 operacione shpëtimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben…