Osmani dhe Abdixhiku bashkë në Kuvend

22 mars 2021 | 11:05

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku janë parë bashkë në Kuvend.

Vjosa Osmani, ish-nënkryetare e LDK-së, ka shkuar për t’u përshëndetur me kolegët e saj nga ish-partia.

Ajo është parë duke u përshëndetur me kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe deputetin Kujtim Shala.

Por, Osmani është ndalur pak më gjatë për të biseduar me Abdixhikun.

Deri te ky moment, për shumë muaj, Vjosa Osmani ka pasur shumë përplasje me LDK-në, këshilli i së cilës e shkarkoi nga të gjitha pozitat në parti, e ajo më pas krijoi një listë të veçantë të sajën, për t’u bashkuar në zgjedhje me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

E gjithë kureshtja është te ajo se a do të qëndrojë LDK-ja në sallë, kur Vjosa Osmani të dalë në Kuvend për t’u votuar si presidente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati britanik i karrierës, ambasadori Michael Davenport, ka marrë sot…