ShBA-ja konfirmon sigurinë e ‘AstraZeneca’-s

22 mars 2021 | 11:08

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë konfirmuar se vaksina “AstraZeneca” kundër koronavirusit është e sigurt dhe shumë efektive.

Mbi 32 mijë vullnetarë kanë marrë pjesë në testimin që ka bërë ShBA-ja, shumica e tyre në Amerikë, por edhe në Kili dhe Peru.

Rezultatet e publikuara të hënën kanë treguar se “AstraZeneca” është 79 për qind efektive kundër sëmundjes simptomatike nga koronavirusi dhe 100 për qind efektive në parandalimin e njerëzve nga të sëmurët rëndë.

Rezultatet janë publikuar nga kompania britanike/suedeze “AstraZeneca”, e cila ka zhvilluar vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

Ato pritet t’i inkurajojnë disa vende të Bashkimit Evropian, të cilat kanë pezulluar përdorimin e “AstraZeneca”-s, pas disa raporteve se vaksina shkakton mpiksje gjaku.

Pas një rishikimi, Agjencia Evropiane e Barnave ka konfirmuar javën e kaluar se vaksina është e sigurt dhe efektive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe…