Lira turke bie pas shkarkimit të guvernatorit

22 mars 2021 | 11:12

Monedha turke ka rënë për 14 për qind, pasi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shkarkuar guvernatorin e Bankës Qendrore në fundjavë.

Naci Agbal është cilësuar si forca kryesore pas rritjes së lirës nga nivelet e ulëta historike.

Erdogani e ka shkarkuar atë të shtunën, vetëm katër muaj pas emërimit.

Për vendimin nuk është dhënë asnjë arsye, por ai ka ndodhur vetëm një ditë pasi Banka Qendrore ka  rritur ndjeshëm normën kryesore të interesit, për herë të tretë në pesë muaj, nga 17 në 19 për qind, në përpjekje për të kontrolluar inflacionin dyshifror.

Rritja e normës së interesit ishte mirëpritur nga tregjet, por ishte kundër pikëpamjes së Erdoganit, se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion.

Në vend të Agbalit, Erdogani ka  emëruar ish-ministrin e Financave, Sahap Kavcioglu, njëherësh ish-ligjvënës i partisë në pushtet.

Kjo ka rritur shqetësimet e investitorëve për ndërhyrjen e mundshme të politikës në çështjet monetare.

Dobësimi i lirës mund ta përkeqësojë inflacionin, pasi Turqia, për sektorin e saj industrial, varet nga importimi i energjisë dhe mallrave me çmim në dollarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë konfirmuar se vaksina…