Ismajli: Gjendja me Covid-19 në Gjilan është alarmante

22 mars 2021 | 11:18

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Nënkryetari Ismajli ka thënë se gjendja në Gjilan në ditët e fundit është alarmante, duke njoftuar se aktualisht janë 476 raste aktive, 94 prej të cilëve po trajtohen në spital.

Ai ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 16 256 mostra, 4 486 kanë rezultuar pozitivë, 3 894 janë shëruar, 117 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 476 raste janë aktive, të hospitalizuar me Covid janë 94 persona.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqi i shtetasit të dytë kanadez, i akuzuar për spiunim…